Vazhdon greva në Podujevë, mësuesit nuk i dëgjojnë thirrjet e Bulliqit - NACIONALE

Vazhdon greva në Podujevë, mësuesit nuk i dëgjojnë thirrjet e Bulliqit

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Më thirrjen që mësimdhënësit të nisin mësimin, kryetarët e komunave të Kamenicës, Shtimes, Gjilanit e Podujevës, që janë nën udhëheqje të Lëvizjes Vetëvendosje, ditën e djeshme ishin mbledhur në një takim.

Megjithatë, edhe pas thirrjeve të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi që mësimi të nisë ditën e hënë, në Podujevë greva po vazhdon.

Drejtorët e shkollave kanë bërë të ditur se nëpër shkolla është paraqitur një numër i vogël i mësimdhënsve, por që mësimi nuk është mbajtur.

Fadil Halimi, kryesindikalist në Podujevë ka njoftuar se me përjashtim të dy shkollave ku disa mësues kanë mbajtur mësim, greva është duke vazhduar.

Kujtojmë se, të shtunën kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të ndajë nga 50 euro për punonjësit shtetërorë, diçka që nuk është pranuar nga sindikatat e arsimit të cilët kanë thënë se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme