Vazhdojnë reagimet: Tahiri kërkon hetim urgjent për “Lule Gjelin” - NACIONALE

Vazhdojnë reagimet: Tahiri kërkon hetim urgjent për “Lule Gjelin”

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se u takon institucioneve të zbatimit të ligjit të hetojnë dhe të vendosin drejtësi për çdo individ, grup apo entitet që mund të ketë lidhje me “Lule Gjelin”.

Sipas tij, individë të tillë përdorin metoda të intimidimit, urrejtjes dhe shantazhit për të dëmtuar reputacionin e të tjerëve, ndaj kërkohet reagim i menjëhershëm nga institucionet shtetërore.

“Është detyrë e organeve të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë ta zbulojnë dhe të ndajnë drejtësi, për secilin individ, grupacion apo entitet që është në skemë kriminale, përfshirë çiftat me alias “Lule Gjeli”. Këta tipa përdorin praktika të intimidimit, urrejtjes, shantazhit dhe dëmtimit të reputacionit. Trajtimi institucional duhet të ndodh me urgjencë dhe seriozitet maksimal”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme