Vazhdojnë kritikat ndaj MASHTI-t, Hoti: Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës - NACIONALE

Vazhdojnë kritikat ndaj MASHTI-t, Hoti: Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar përsëri Ministrinë e Arsimit rreth çështjes së librave për nxënësit e shkollave fillore.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miliona euro më shumë nga buxheti i shtetit për libra janë shpenzuar si shkak i neglizhencës e i paaftësisë.

Ai tutje ka thënë se librat do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave.

Postimi i plotë:

Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës e paaftësisë.

Shtëpitë botuese do të marrin nga libraritë, apo shitësit me pakicë, shumën e njëjtë të buxhetit sikurse që ofertuan në tenderin e qeverisë, ndoshta edhe më shumë.

Por, librat do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave.

Për keqardhje ku ka degraduar qeverisja e vendit. Imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake.

Është viti i dytë me radhë që mësimi nuk fillon me rregull. Vitin e kaluar qeveria ishte në luftë me sindikatat dhe u humbën shumë javë mësim. Këtë vit problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit.

Lajme të ngjashme