Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare, pritje mbi tri orë në Merdarë
Kthimi i mërgimtarëve pas festave të fundvitit ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikat kufitare për të dal nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të dal nga Kosova në pikën kufitare Merdare, pritjet janë mbi tri orë.
Ndërsa te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 30 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa për të hyrë deri në 40 minuta.
Fluksi i pritjeve është edhe në Jarinje, kur për të hyrë në Kosovë duhet pritet deri në një orë, ndërsa për të dal deri në një orë e gjysmë.