Vazhdojnë incidentet në basketbollin e Kosovës, këtë herë sulmohet ekipi i Pejës - NACIONALE

Vazhdojnë incidentet në basketbollin e Kosovës, këtë herë sulmohet ekipi i Pejës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sërish incidentet e njëjta, veçse këtë herë ndeshjet e ndryshme. Ekipi i Pejës është sulmuar në palestrën "Minatori" nga tifozët e Trepçës, "Torcida".

E tëra ndodhi pasi tifozët e skuadrës mitrovicase hynë në palestër duke sulmuar basketbollistët e Pejës.

Për këtë arsye ndeshja u ndërpre, me rezultatin 38:52. Pas këtij incidenti ndërhyri policia për ta qetësuar situatën.

Kësisoj për të vazhduar loja duhet të zbrazet një pjesë e tifozëve në palestër.

Lajme të ngjashme