Varroset me nderime i zhdukuri i masakrës së Kralanit, Sabedin Kryeziu
Është varrosur me nderime Sabedin Kryeziu, i zhdukur në Masakrën e Kralanit në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, i cili u gjet dhe identifikua pas 26 vitesh.
Sipas njoftimit, Sabedin Kryeziu ishte rrëmbyer me forcë nga forcat serbe në prill të vitit 1999, gjatë Masakrës së Kralanit.
“Para varrimit, në shkollën e fshatit u mbajtën homazhe në nderim të tij. S. Kryeziu është njëri nga tre personat e zhdukur nga Komuna e Malishevës, të cilët u identifikuan përmes analizave të ADN-së, ndërsa vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe dhjetëra qytetarët të tjerë të Malishevës.”
“Në homazhe dhe në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfshirë Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetarin Vesel Krasniqi, zyrtarë të shoqatës “Kujtesa” për të pagjeturit, klerikë fetarë dhe të tjerë.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.