Varroset gazetari Faton Osmani
Të mërkuren iu dha lamtumira e fundit gazetarit Faton Osmani, i cili u nda nga jeta të martën në moshën 49-vjeçare.
Ceremonia e varrimit u mbajt në praninë e familjarëve, kolegëve, miqve dhe personaliteteve të shumta nga bota e medias dhe e jetës publike, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e tij të çmuar në gazetari.
Osmani ishte themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online, një platformë e rëndësishme mediatike që solli standarde të reja në raportimin e lajmeve ekonomike dhe sociale në Kosovë. Para se të ndërtonte këtë agjenci të suksesshme, ai kishte një karrierë të gjatë në media, duke punuar në disa prej gazetave dhe televizioneve më të njohura vendore e ndërkombëtare.