Varrosen në Malishevë burrë e grua që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë
Çifti Shemsedin e Mervete Sopaj, që vdiqën dje në një aksident trafik, janë varrosur sot në Malishevë.
Çifti po kthehej në vendlindje nga Sllovenia, kur u aksidentuan për vdekje me një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe dy fëmijët e tyre, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Shoferi i autobusit me të cilin është përplasur makina është arrestuar dhe është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për 30 ditë