Varreza masive në veri: Gërmimet në Kalludër pritet të përfundojnë këtë javë
Gërmimet dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojnë këtë javë, ka thënë Kushtrim Gara.
Pas punimeve në terren, mbetjet do t’i nënshtrohen shqyrtimit dhe analizave të ADN-së, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Gara tha se institucionet e Kosovës do t’i trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet brenda kompetencave të tyre.
Pas identifikimit eventual, familjet do të njoftohen dhe do të vendosin për rivarrimin.