Varhelyi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kush ofron rezultate, anëtarësohet e para - NACIONALE

Varhelyi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kush ofron rezultate, anëtarësohet e para

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se pas hapjes së negociatave në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, cilado që i plotëson kërkesat mund të anëtarësohet e para.

Kjo do të thotë se të dyja shtetet mund edhe të mos anëtarësohen si pako, ashtu siç erdhën deri në këtë pikë.

Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”- tha Varhelyi. Komentet e tij erdhën pasi krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për çeljes zyrtare tënnegociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria me Maqedoninë e Veriut tregoi duke lënë të kuptuar kuptuar se vendet tona anëtare donin që të dyja ato të ecnin përpara. Tani megjithatë, Shqipëria mund të vazhdojë vetë. I gjithë procesi i zgjerimit bazohet tek meritat dhe tani gara është e hapur, kush ofron rezultate i pari, do të anëtarohet në fillim.”-tha Varhelyi

Lajme të ngjashme