Vapa përhapet drejt veriut të Evropës, Britania përgatitet për ditën më të nxehtë - NACIONALE

Vapa përhapet drejt veriut të Evropës, Britania përgatitet për ditën më të nxehtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarrfikësit vazhduan që të përballen me zjarre në pjesën jugore të Evropës, ndërsa vala e vapës po lëviz drejt veriut. Britania e Madhe po përgatitet për atë që mund të jetë dita më e nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet.

Pritet që temperatura të martën në Mbretërinë e Bashkuar të shkojë në 40 gradë për herë të parë, duke e thyer rekordin prej 38.7 gradësh. Ekspertët thonë se ky mot është pasojë e ndryshimeve klimatike dhe presin raste më të shpeshta të motit ekstrem.

Është parashikuar që temperatura të shkojë në mbi 35 gradë edhe në Holandë, ndërsa në Belgjikë pritet të jetë edhe më nxehtë – mbi 40 gradë, shkruan “The Guardian”, përcjell Nacionale.

Në Francë, në disa qytete e qyteza të hënën u regjistrua temperatura më e lartë, sipas njoftimit të zyrës kombëtare të motit.

Në Brest, në bregdetin e Atlantikut, u regjistrua temperaturë rekorde prej 39.3 gradësh, shumë më e lartë se rekordi i kaluar – 35.1 gradë – i shënuar më 2002.

Lajme të ngjashme