Vance, Rubio dhe Zelensky diskutojnë për 'qëllimin e përbashkët për t’i dhënë fund luftës'
Zëvendës Presidenti i ShBA-së, JD Vance, Sekretari Rubio dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky diskutuan qëllimin e përbashkët për t’i dhënë fund luftës, bëri të ditur CNN duke cituar zyrën e zv/presidentit të Shtëpisë së Bardhë.
Zyra e Zëvendëspresidentit JD Vance dha një përmbledhje të shkurtër të takimit të sotëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
“Liderët diskutuan qëllimin e tyre të përbashkët për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë dhe ofruan përditësime mbi gjendjen aktuale të negociatave për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme,” thuhet në deklaratë.