Valon Syla: VV-ja nuk është parti, Dimal Basha e Mefail Bajqinovci kurrë s’ishin bo deputetë diku tjetër
Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing, tha se arsyeja pse Mefail Bajqinovci, Dimal Basha e Jahja Kokaj, janë bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje.
“Opozita është e përzënë prej elektoratit, sepse 51 për qind i ka marrë një njeri, VV-ja nuk është parti. Mefail Bajqinovci në cilëndo parti politike, kurrë deputetë nuk ish' bo. Dimal Basha kurrë bre, Kokaj ai që del e i thotë Mimoza mos fol se na bone horë, plus del në tv e thotë më tha Mimoza edhe këtë muaj mos fol”, tha ai.
Syla tha për Kokaj se i ka kaluar koha për politikë, duke thënë se ai gati sa nuk është moshatar i Hitlerit.
“Atij i ka kapërcyer koha, kohën më të mirë të shitjes politike e ka pasë në vitet e 60 kur u punësu në Amerikë. Ai është 49, dmth për pak është moc i Hitlerit”, tha Syla.