Valon Syla: Kurti fliste sot në Kuvend sikur për atë telin e bakrit të Gramaçelit
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për çështjen e dialogut.
Duke krijuar një shembull se si foli Kurti sot, Syla kujtoi një vizitë të Kurtit në një fabrikë, ku komentonte përbërjen e telit të bakrit para kamerave dhe të pranishmëve.
“Me fjalime është shumë i mirë. Kur fliste në Kuvend sikur për atë telin e bakrit të Gramaçelit”, tha Syla në T7.
Sipas tij, Kurti po e ndien presionin e amerikanëve.
“Po po. Para dy inxhiniereve dhe të tjerëve, Kurti u tregonte se bakri përbëhet nga granulat e të tjera. Kështu edhe para Kuvendit. Por ai tash është ndër saç, sic thotë populli. Po e ndien presionin e amerikanëve. Thaçi i thoshte merri dy-tri këmisha e eja me mua të bëjmë diplomaci. Tash lirisht le t’i merr shtatë këmisha. Po e sheh cka është diplomacia”, - shtoi Syla
