Valon Syla: Gjithmonë pas çlirimit ndalet rryma në Kosovë, faleminderit Vetëvendosje
Gazetari Valon Syla ka vazhduar ironinë me krizën energjetike që e ka kapluar Kosovën, edhe pse verë.
Syla ka thënë se pas çlirimit gjithmonë ndalet rryma në Kosovë. Por, fjalën ‘çlirim’ e ka përmendur duke u bazuar në kriteret e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.
I pari i Shtimes kur fitoi me VV-në, pasi rrëzoi pushtetin e PDK-së atje pas 21 vjetëve, tha se më në fund komuna e tij u çlirua.
Për këtë “çlirim”, Valon Syla e falënderoi Vetëvendosjen.
Ani pse verë, nga sot Kosova do të përballet me reduktime. Momentalisht, reduktimet janë 6 me 2. I dashur lexues, mund ta imagjinoni çfarë do të ndodhë këtë dimër nëse vazhdohet me këtë intensitet.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të gazetarit Syla:
