Valon Syla: Çka po jep tash Kurti - a do ta jep Zajednicën?
Analisti Valon Syla ka ngritur dyshime se kryeministrit Albin Kurti po bëhet servil ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA].
Syla ka renditur disa probleme të cilët po ballafaqohet Kosova.
“Llugë në Veri.Llugë me Energjetike.Llugë me krizë finaciare. Llugë me sindikata. Llugë brenda partisë. Llugë me ata që do ti dëshproj. Llugë me ata që i ka sulmuar me dhunë e lincuar për gjërat që tash po i bënë vet.”, ka shkruar ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i tij:
A po bjen në brazë Amerika me Albin Kurtin, më në fund, apo vet Kurti paska vendos me u bo servil qysh thojke për tjerët aleat amerikan.
Te kqyrim, çka po jep tash Kurti... sa servil do të jetë dhe kush do ta mbështes në këtë rrugë.
A do ta jep Zajednicën? Apo krejt ato që i ka refuzu me lotsjellës dhe dhunë e që i ka pështy deri tash, do ti lëpin.
A do ta mbështesin gjydma tjetër e Kosovës që u linçuan, u sulmuan, u shpallën tradhtarë e tjerë, që u goditën rrugëve duke ecur me gra e me familje të tyre.
Besoj se ndryshimi i tij është i vonshëm dhe nuk i kryen punë më, aq sa ndryshimi me vonesë nuk do tja shpaguaj kurrë Kosovës 8 vjet kohe të humbura... te kqyrim, prej shtatorit.
Llugë në Veri
Llugë me Energjetike
Llugë me krizë finaciare
Llugë me sindikata
Llugë brenda partisë
Llugë me ata që do ti dëshproj
Llugë me ata që i ka sulmuar me dhunë e lincuar për gjërat që tash po i bënë vet.
Dhe krejt kjo, Kurti mendon se do ta bëjë duke u fshehur pas amerikanëve deklarativisht. Hajt se e shohim prej shtatori.