Valdete Idrizi largohet nga Komuna e Mitrovicës, Hamza e falënderon për punën e palodhshme
Valdete Idrizi është larguar nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunë të Mitrovicës së Veriut.
Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka treguar se Idrizi për arsyeje familjare dhe personale ka kërkuar të lirohet nga detyra.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka falënderuar Idrizin për punën e palodhshme.
“Për arsye familjare dhe personale, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka kërkuar të lirohet nga detyra e saj dhe unë e kam pranuar kërkesën e saj. Dëshiroj ta falënderoj Valdeten për punën e saj të palodhshme dhe përkushtimin në DKRS. Së bashku kemi realizuar shumë premtime në të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe disa nga këto punë do të mbesin trashëgimi në qytetin tonë. Edhe pse ky udhëtim përfundon këtu, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë gjithmonë!”, ka shkruar Hamza.