Vala del me njoftim pas rënies së shërbimeve të telefonisë mobile: Për arsye të vjetërsisë së pajisjeve
Telekomi i Kosovës “Vala” ka dalë me një njoftim pas raportimeve të mediave se qytetarët janë duke u ankuar se nuk po kanë valë në telefonët e tyre dhe nuk po mund t’i realizojnë thirrjet e tyre.
Në njoftimin e Valës thuhet se për shkak të vjetërsisë së pajisjeve ka pasur një rënië të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë Kosovën.
“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.” - thuhet në reagimin e tyre.
Më tej, Vala ka kërkuar ndjesë ndaj konsumatorëve, teksa ka shtuat se pajisje do të ndërrohen shumë shpejt.
“Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!” – përfundon reagimi i tyre.
Reagimi:
