Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku kujton babain me fjalë prekëse - NACIONALE

Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku kujton babain me fjalë prekëse

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy vite pas rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, vajza e tij ka emocionuar me një dedikim prekës.

Arbenita Bunjaku, përmes një fotografie të babait të saj në uniformë të ndarë në Instagram, ka shprehur mallin dhe krenarinë për heroin e Kosovës.

“Dy vite dhimbje, boshllëk e lot. Çdo ditë më mungon zëri yt, këshillat e tua, përqafimi yt. Por bashkë me dhimbjen jeton edhe krenaria ime, sepse ti ishte njeri i fortë, i drejtë dhe babai më i mirë që një bijë mund ta kishte. Kujtimi yt nuk shuhet kurrë – ti jeton përherë në zemrën time dhe në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

Përveç vajzës së tij, sot rreshteri Bunjaku u kujtua edhe nga krerët e institucioneve të Kosovës, politikanë, kolegë dhe miq, të cilët e vlerësuan lart sakrificën e tij për vendin.

Lajme të ngjashme