Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, i dyshuari në arrati – gruaja pranon ndihmë mjekësore - NACIONALE

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, i dyshuari në arrati – gruaja pranon ndihmë mjekësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh. Në këtë raport, njoftohet për pesë raste të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, ku dy burra dyshohen se sulmuan bashkëshortet e tyre. Madje, i dyshuari në një rast, është ende në arrati.

“Prishtinë 07.12.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 08.12.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në këtë raport.

Ndërsa tri raste të tjera të dhunës në familje u lajmëruan në qytetet e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut.

Lajme të ngjashme