Ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj të fejuarës, IPK arreston një polic
Policia e Kosovëës ka arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për dhunë fizike dhe psiqike ndaj të fejuarës së tij.
Inspektorati i Policisë ka njoftuar se zyrtari policor ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
“Disa ditë më parë hetuesit e Inspektorat Policor të Kosovës kanë pranuar një ankesë nga një qytetare nga Gjilani e cila pretendonte se një zyrtar policor (i cili ishte i fejuari i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, bazuar në veprimet hetimore paraprake të realizuara dhe nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit e IPK-së është siguruar një bazë e dyshimit të arsyeshëm se zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.
Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” – thuhet në njoftim.