Ushtrisë ruse i bashkohen mbi 200 mijë rezervistë, pas urdhërit të Putinit për mobilizim
Ministri i Mbrojtjes ruse ka bërë të ditur se, më shumë se 200 mijë persona i janë bashkuar ushtrisë ruse, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm.
Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, trajnimi i njësive të reja do të kryhet në terrene special stërvitore dhe qendra stërvitore.
Kujtojmë se në muajin shtator, pas urdhërit për rritjen e rekrutimit ushtarak nga presidenti Putin, Shoigu tha se do të thërriste 300 mijë rezervistë.
Ky vendim shkaktoi protesta masive dhe një eksod të burrave të moshës ushtarake. Parlamenti rus gjithashtu bëri ndryshime në ligjin për shërbimin ushtarak duke ashpërsuar dënimin për shkelje në detyrë.
