Ushtria turke trajnon FSK-në për përdorim të granatahedhësit automatik MK-19 - NACIONALE

Ushtria turke trajnon FSK-në për përdorim të granatahedhësit automatik MK-19

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë trajnim për përdorim të granatahedhësit automatik MK-19 nga Forcat e Armatosura Turke.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë, u tha në njoftimin e FSK-së.

Postimi i plotë:

Ngritje profesionale, edukim për të ardhmen e sigurt

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.

Ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë.

Lajme të ngjashme