Ushtria shqiptare në fund të muajit përforcohet me dy helikopterë amerikanë “BlackHawk”
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se ushtria shqiptare në fund të muajit janar përforcohet me dy helikopterë amerikanë “BlackHawk”.
Ai ka bërë me dije se ky përforcim do ta ndihmojë ushtrinë shqiptare për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
“Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri. Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Peleshi.