Ushtria e Libanit thotë se një ushtar iu vra nga droni izraelit - NACIONALE

Ushtria e Libanit thotë se një ushtar iu vra nga droni izraelit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ushtar libanez është vrarë nga një sulm izraelit me dron, ka njoftuar ushtria e Libanit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve raporton se ushtria tha në një deklaratë që “njëri nga ushtarët u martirizua si rezultat I një droni të armikut izraelit që shënjestroi një motoçikletë”.

Më tej u tha se incidenti ndodhi në një pikë kontrolli, raporton gazeta “The Guardian”.

Izraeli ka pretenduar se është duke e vënë në shënjestër Hezbollahun në Liban.

Deri më tani, që nga shtimi i sulmeve ajrore izraelite në Liban, rreth një mijë njerëz janë vrarë e gjashtë mijë të tjerë janë lënduar.

Qeveria e Libanit ka thënë se një milion libanezë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme