“Ushtria digjitale e VV-së”: Manxhuka i përgjigjet Von Cramonit në rrjete sociale - NACIONALE

“Ushtria digjitale e VV-së”: Manxhuka i përgjigjet Von Cramonit në rrjete sociale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, dje deklaroi se ushtria digjitale e VV-së e cenon lirinë e shprehjes.

E një reagim i ka ardhur sot asaj nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Na vjen keq që edhe një herë duhet të mohojmë pretendime të tilla të rreme, të parashtruara nga ish-anëtarë të partisë sonë edhe sot e kësaj dite. U bëjmë thirrje të tjerëve që të përmbahen nga përhapja e lajmeve të tilla të rreme. Lëvizja jonë beson në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët dhe i përmbahet standardeve të saj më të larta”, ka shkruar Manxhuka.

Lajme të ngjashme