Ushtari vret katër persona në Krimenë e pushtuar nga Rusia - NACIONALE

Ushtari vret katër persona në Krimenë e pushtuar nga Rusia

2 orë më parë

nga NACIONALE

Katër njerëz janë vrarë nga një ushtar në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Guvernatori rajonal i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se i armatosuri hapi zjarr në drejtim të kolegëve të tij ushtarë, duke vrarë një e duke plagosur një tjetër.

Më pasi, ai vrau tre civilë në fshatin Khmelnytske – dy burra të moshave 71 e 59-vjeçare dhe një grua 64-vjeçare. Tre persona të tjerë u lënduan, raporton televizioni BBC.

Sulmuesi është ndaluar dhe motivi i sulmit ishte duke u hetuar, tha guvernatori rajonal.

Ai ende nuk është identifikuar ende publikisht dhe zyrtarët lokalë nuk kanë publikuar të dhëna për atë se në cilën degë të forcave të armatosura ruse ishte duke shërbyer.

Nuk ishte e qartë nëse numri i të vdekurve pritej të rritej apo jo. Guvernatori tha se mjekët “po bëjnë gjithçka që është e mundshme për t’i shpëtuar” njerëzit që janë lënduar në sulm.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mbështeten vetëm në të dhëna zyrtare e “të mos shpërndajnë thashetheme të paverifikuara” për motivet e sulmit apo identitetin e sulmuesit.

Rusia e ka nën kontroll Gadishullin e Krimesë që nga viti 2014.

Shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar e kundërshton këtë aneksim, duke vlerësuar se ai është pushtim i tokës ukrainase.

Lajme të ngjashme