Ushtarët nigerianë vranë nëntë gra protestuese, thonë dëshmitarët - NACIONALE

Ushtarët nigerianë vranë nëntë gra protestuese, thonë dëshmitarët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtarët nigerianë hapën zjarr dhe vranë nëntë gra që po protestonin rreth trajtimit të përleshjeve mes grupeve nga ushtria në shtetin verilindor të Nigerisë, Adamawa, thanë të martën dëshmitarët dhe organizata “Amnesty International”.

Gratë po protestonin të hënën përgjatë një rruge kryesore në Lamburde, kur ushtarët i qëlluan me armë pasi u ishte bllokuar kalimi, thanë dëshmitarët dhe të afërmit e viktimave. Sipas dëshmitarëve, dhjetë persona të tjerë mbetën të lënduar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Ushtria nigeriane përmes një deklarate mohoi se kishte vrarë ndonjë person dhe për vdekjen e grave fajësoi një grup militant lokal për të cilin tha se hapi zjarr në atë zonë.

Megjithatë, zyra e organizatës “Amnesty International” në Nigeri tha se ka konfirmuar se ushtarët i vranë nëntë protestueset, duke i cituar rrëfimet nga dëshmitarët dhe familjarët e viktimave.

Lajme të ngjashme