Ushtarët e Ukrainës largohen nga Kosova, ambasadori amerikan i falënderon për shërbimin - NACIONALE

Ushtarët e Ukrainës largohen nga Kosova, ambasadori amerikan i falënderon për shërbimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i ka falënderuar për shërbimin në Kosovë, ushtarët ukrainas në KFOR.

Ata kanë marrë rrugë për në Ukrainë, pas luftës që po zhvillohet atje me Rusinë.

Hovenier për këtë zhvillim ka njoftuar në rrjete sociale.

“Këtë javë, takova oficerin e lartë ukrainas të KFOR-it. I nderuar t’ia jap lamtumirën dhe të falënderoj trupat e Ukrainës për përkushtimin e tyre afatgjatë ndaj misionit të NATO-s në Kosovë. I uroj atyre më të mirën derisa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Lajme të ngjashme