Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat shumëkombëshe në Gjermani
Ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar stërvitje luftarake me forcat e Qendrës së Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Gjermani.
Stërvitja “forcë kundër force” u realizua me Batalionin e Parë të Regjimentit të Katërt të Këmbësorisë, i cili luajti rolin e forcës kundërshtare.
Aktiviteti u zhvillua në poligonin ushtarak Hohenfels, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 26”.
Sipas njoftimit, skenarët luftarakë u mundësuan forcave aleate dhe partnere të testojnë aftësitë e tyre në kushte presioni, duke rritur përshtatshmërinë dhe gatishmërinë luftarake.
Fotografitë nga stërvitja janë realizuar nga ushtari Jermyiah Pangelinan dhe tetari Thomas Dixon.