Ushtarët amerikanë patrollojnë kufirin Kosovë - Serbi - NACIONALE

Ushtarët amerikanë patrollojnë kufirin Kosovë - Serbi

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Trupat amerikane të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, po vazhdojnë patrullimet e përditshme në zonën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, këto patrullime synojnë të sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, të rrisin vetëdijen situacionale dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në të gjithë zonën.

Misioni thekson se trupat e KFOR-it veprojnë në mënyrë të paanshme dhe të balancuar, duke dëshmuar përkushtimin ndaj stabilitetit, profesionalizmit dhe respektit për të gjitha komunitetet në Kosovë.

KFOR-i ka ritheksuar se mandati i tij zbatohet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në çdo kohë dhe pa dallim.

Gjithashtu, KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të kompetencave të veta si reagues të sigurisë.

Lajme të ngjashme