Ushtarët amerikanë e shqiptarë të KFOR-it punojnë bashkë në helikopterët Blackhawk - NACIONALE

Ushtarët amerikanë e shqiptarë të KFOR-it punojnë bashkë në helikopterët Blackhawk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë të KFOR-it kanë kryer mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.

Kjo është bërë me dije nga KFOR në një komunikatë për media.

“Ushtarët amerikanë të aviacionit të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, u bashkuan me ushtarët shqiptarë të aviacionit për të kryer mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M. Të dy shtetet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në avion.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme