Ushtaraku amerikan me dëshmi në Speciale, Behrami: Mbrojtja e Thaçit ia qiti ne pah gënjeshtrat
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë ushtaraku amerikan, Steven Russell në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj dëshmitarit Russell, duke thënë se mundur të merr me vete edhe3 përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, edhe 3 të Pentagonit, edhe 3 të Departamentit të Shtetit, por sipas Behramit asnjëherë nuk kish pas mundësi t’ia mbulojë gënjeshtrat që mbrojtja e Thaçit ia qiti në pah.
“Ky dëshmitari kundër krerëve të UÇK-së, ka mundur të marrë me vete edhe 3 përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, edhe 3 të Pentagonit, edhe 3 të Departamentit të Shtetit! Por, asnjëri nuk mund të mbulojnë gënjeshtrat, të cilat mbrojtja e Presidentit Thaçi mjeshtërisht ia qiti në pah dje dhe sot!” – ka shkruar Behrami.