“Urime 1 Prilli, kryeministër”: Analistët tallen me Kurtin - NACIONALE

“Urime 1 Prilli, kryeministër”: Analistët tallen me Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistët kanë filluar talljen me kryeministrin Albin Kurti.

Ata ia kanë uruar kryeministrit 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrës.

Në profilet e tyre në “Facebook”, ata kanë shkruar se kjo është dita e kryeministrit.

Urime dita e Kryeministrit!”, ka shkruar analisti Afrim Haliti.

Të njejtën gjë ka bërë edhe gazeatri i Berat Buzhala.

Në statusin e tij, ai me ironie e ka quajtur kryeministër strateg.

Urime 1 prilli o strategu i jone”, ka shkruar Buzhala.

Kurse, aktivistja e shoqërisë civile Zana Avdiu ka shkruar se në këtë ditë kryeministri Kurti është dashur t`i mbaj dy intervista.

Albini sot u dashte mi majte dy intervistat. Kish fole shlire”, ka shkruar Avdiu.

Kurse, Jetlir Zyberi, këshilltar e Behxhet Pacollit, ka shpërndar një status të kryeminsitirn ku shkruante “Zajednica nuk kalon”.

Sipas tij, dita e kryeministri është 1 Prilli.

Urime dita jote kryemjeshtër”, ka shkruar ai.

Edhe me keq është tallur gazetari Milaim Zeka.

Ai ka bërë një foto montazh, duke e paraqitur kryeministrit para qendrës se paraburgimit në Hagë.

Ma ne funde e “kuptoi” se ku duhet shkuar. Urime dita e sotme kryeminister…!!!”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme