Urdhërohet tërheqja nga tregu i Kosovës i të gjitha produkteve 'Wudy' - NACIONALE

Urdhërohet tërheqja nga tregu i Kosovës i të gjitha produkteve 'Wudy'

1 javë më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar heqjen nga tregu të produkteve ‘’Wudy’’.

Ky vendim është marrë për shkak se dyshohet për prani të bakteries ‘Listeria’ në disa lote prodhimi në produktet ‘’Wudy’’ vendi i origjinës në Itali.

“Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ky vendim ka ardhur pasi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka njoftuar se ka filluar tërheqjen nga tregu të produkteve “Wudy”, pasi që në analiza ta e bëra është gjetur bakteria ‘Listeria’

Vendimi për heqjen nga tregu vlen deri në ndonjë vendim të ri.

AUV në njoftimin e tyre thonë se Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF por është duke vepruar mbi bazën e dyshimit të ngritur.

Lajme të ngjashme