“Ura e Krimesë rihapet për trafik”
Kreu i administratës rajonale të emëruar nga Rusia në Krime, Sergei Aksyonov tha thënë se tani ura është rihapur për trafik.
Sipas SkyNews, përmes një deklarate të dhënë, Aksyonov është shprehur:
“Lëvizja e automjeteve përgjatë urës së Krimesë ka filluar. Për momentin qarkullimi është i hapur për makina dhe autobusë me procedurë të plotë kontrolli.
Ne u kërkojmë shoferëve të kamionëve të planifikojnë rrugën e tyre duke përdorur vendkalimin e tragetit Kerch,” ka thënë ai, duke njoftuar se pas dy orësh trageti do të nisë lundrimin përtej ngushticës.
