Ura e Ibrit, Ramadani: S’besoj që Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes policisë dhe NATO-s
Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka shkruar një status, në të cilin ka analizuar gjendjen aktuale në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit.
Që në hyrje, Ramadani ka theksuar se nuk beson që kryeministri Albin Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe NATO-s.
“Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin!” – ka shkruar Ramadani, ndër të tjera.
Tutje, ai ka renditur disa pika, përmes sëcilës shpjegon më në detaje krejt gjendjen në çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, të cilën gjë po e kundërshton QUINT-i dhe NATO-ja.