Ura e Ibrit, KFOR: Çdo vendim duhet të merret përmes dialogut, s'hezitojmë të veprojmë - NACIONALE

Ura e Ibrit, KFOR: Çdo vendim duhet të merret përmes dialogut, s'hezitojmë të veprojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

KFOR-i, forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, ka ritheksuar gatishmërinë e saj për të vepruar për të siguruar një mjedis të sigurt. Në një deklaratë të lëshuar, KFOR-i bëri të qartë se nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime në përputhje me mandatin e tij nëse e kërkon situata.

Misioni përsëriti rëndësinë e adresimit të çështjeve që lidhen me urën përmes dialogut politik, duke paralajmëruar kundër veprimeve të njëanshme që mund të rrisin tensionet, në dritën e synimeve të Qeverisë për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka thënë KFOR-i në këtë komunikatë.

“Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë."

Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”.

“Ne do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë me të gjithë homologët tanë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), si reagues të parë dhe të dytë të sigurisë, respektivisht. KFOR-i ka burime të mira dhe është i pozicionuar mirë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja”, ka përfunduar komunikata e KFOR-it.

Lajme të ngjashme