UP-ja shpall konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.
Në njoftimi e UP-së thuhet se 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit.
“UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23. 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, është thënë në njoftim.