UP-ja ndan nga 450 euro për studentët me aftësi të kufizuara - NACIONALE

UP-ja ndan nga 450 euro për studentët me aftësi të kufizuara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do t`i mbështes financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në këtë institucion.

Ky institucion i ka ndarë 30 mijë euro për këta studentë, ndërsa shuma që do të marr secili student me aftësi të kufizuara do të jetë deri në 450 euro.

“Universiteti i Prishtines për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Keshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojne në UP ne shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katerqind e pesëdhjetë) euro”, është thënë në njoftimin e UP-së.

Lajme të ngjashme