Universiteti Amerikan në Kosovë AUK organizon konferencën RIT Kosova MUN Conference 2025
Universiteti Amerikan në Kosovë, RIT Kosova (A.U.K), po organizon konferencën 2 ditore të pervitshme për diplomaci dhe marredhenie ndërkombëtare, RIT Kosova MUN Conference 2025. Datat e konferencës janë 17-19 Prill.
Të gjitha punimet e konferencës do të mbahen në gjuhën angleze, dhe studentët që marrin pjesë janë te obliguar që debatimet zyrtare të sesioneve dhe draftimin e rezolutave ta bëjnë në anglisht. Konferenca, e llojit Model United Nations, do të simulojë 3 këshille të Kombeve të Bashkuara - Këshillin e Sigurimit, Këshillin e Drejtave të Njeriut, dhe Këshillin NATO. Studentët që regjistrohen, do të kenë mundesinë që të zgjedhin nje nga shtetet në këto Këshille, dhe gjatë tre ditëve të Konferencës do të angazhohen ne debate dhe draftime rezolutash duke funksionuar si delegatë të vertetë të Kombeve të Bashkuara, duke shtyrë përpara interesat e shteteve që kanë zgjedhur.
Temat për 3 Këshillet:
- Këshilli i Sigurimit (Niveli i diskutimit: Ekspert - nuk rekomandohet nëse nuk keni pasur eksperiencë paraprake me llojin e konferencave MUN) - Tema: Kriza Raketore në Kubë (1962).
- Këshilli i Drejtave të Njeriut (Niveli: Fillestar - Preferohet për studentët që kanë 0 eksperiencë) - Tema: Shkeljet e të Drejtave të Grave në Iran.
- Këshilli NATO (Niveli: Mesatar) Tema - Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani dhe zgjerimi i NATO-s.
Jashtë pjesëve zyrtare të Konferencës, studentët do të kenë mundësi të krijojne shoqëri dhe lidhje me studentë nga vende dhe fusha të ndryshme. Delegacione me studentë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të marrin pjese.
Gjatë konferencës do të ofrohet dreka, snacks, si dhe kafe/çaj/ujë.
Në mbrëmbjet e ditëve të Konferencës do të organizohen mbledhi sociale (ndeja), ku të gjitha pijet do të jenë falas, të mundësuara nga sponzoret (Birra Peja, Ujë Rugove dhe lëngje të frutave). Konferenca është e hapur për studentët e të gjitha drejtimeve dhe viteve.
U rekomandohet studentëve të Shkencave Politike, Marrëdhenieve Ndërkombëtare, Juridikut, Filozofisë, Sociologjisë dhe të gjitha shkencave shoqërore, por konferenca është e hapur dhe mirëpret edhe studentë të fushave tjera, që kane pasion diplomacine dhe politiken.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata nga RIT Kosova në fund të konferencës, si dhe për secilin Këshill do të jepen çmimet për Delegatin/en më të mirë, dhe rezolutën (position paper) më të mirë.
Për të marrë pjesë, aplikoni përmes linkut më poshtë: https://mymun.com/conferences/ritkmun-2025
Nëse hasni vështirësi gjatë aplikimit, sigurohuni që të plotësoni fushën “State” në seksionin e “ Personal Information” dhe të verifikoni email-in tuaj. Për më shumë informata mbi të gjitha detajet si dhe për informatat mbi mbajtjen e workshop-it "How to be a MUN Delegate" (që rekomandohet për të gjithë ata që marrin pjesë për herë të parë), mund të vizitoni faqen zyrtare te RIT Kosova MUN Club në Instagram: @ritk_mun. Afati fundit për aplikim është 13 Prill.