UNICEF: Të fillojë mësimi, 2/3 e fëmijëve 10 vjeç nuk janë në gjendje të kuptojnë atë që kanë lexuar - NACIONALE

UNICEF: Të fillojë mësimi, 2/3 e fëmijëve 10 vjeç nuk janë në gjendje të kuptojnë atë që kanë lexuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fondacioni i Emergjencave për Fëmijë i Kombëve të Bashkuara (UNICEF) ka bërë kërkesë që mësimi në Kosovë të fillojë sa më parë.

UNICEF, vë në dukje faktin se, 2/3 e nxënësve në Kosovë, nuk mund t’a kuptojnë atë që e lexojnë, dhe sipas këtij Fondacioni, nëse këtyre fëmijëve vazhdon të iu cenohet e drejta për shkollim, pasojat mund të jenë serioze.

Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.” thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme