“Unë besoj në pafajësinë e tij”: Avokati Kërveshi flet për Hajredin Kuçin pas paraqitjes në Hagë
Avokati Kujtim Kërveshi e ka lavdëruar profesorin Hajredin Kuçi, pas paraqitjes së tij në Hagë.
Kërveshi ka thënë se beson në pafajësinë e Kuçit.
Postimi:
Pak fjalë për Prof. Hajredin Kuçi
Profesorin Hajredin, e kam takuar ditën kur kam hyrë në Fakultetin Juridik, ka qenë bashkë me dy kolegë të tjerë të tij duke mbikëqyrë sallën e testimit tonë për testin pranues.
Njohja jonë fillimisht nuk ka shkuar si më së miri.
I kam sigurisht mbi 100 momente që mund ti shkruaj, por dua ta them dicka që lidhet me shmangjen e tij nga procese ku lehtësisht ka mundur të këtë shumë ndimim, e di që mendja e konspiracionalistit mund ta thotë, “eh, e ka pas për publik se mbrapa perdeve kush e di çka ka ba”. Pa hyrë kah konspiracionet, e vërteta është kjo:
Në vitin 2014 po parashihej një përplasje se kush do të bëhet Kryeprokuror i Kosovës, Hajredin Kuçi si anëtar i Këshillit Prokurorial ju pat thanë anëtarëve: “unë nuk marr pjesë në proces, diskutim dhe votim se nuk dua të duket se Ministri i Drejtësisë po zgjedh Kryeprokurorin”. Pati kërkuar përjashtimin e tij nga procesi.
Gjatë kohës sa kam qenë anëtar i Këshillit Prokurorial, nga 01 prill 2011 e tutje, Prof. Kuçi nuk ka marr pjesë asnjëherë as në procedurat disiplinore ndaj prokurorëve. Pati kërkuar që të vendoset standard se as ai si Ministër as avokati anëtar i KPK të mos marrin pjesë në procedura disiplinore sepse krijohet percepsion i keq për ndikim në prokurori nga palë që kanë ose mund të kenë interes, ose krijojnë keqkuptime. Si pasojë standardi jonë ka qenë i vendosur si i tillë.
Duke mos dashtë me i shkru edhe nja 100 ngjarje, si ish student i tij, si kolegë, si mik e shok, kurrë nuk besoj se Prof Kuçi të hyj në ndonjë zonë të inkriminimit penal për çka qenka akuzuar. Unë besoj në pafajësinë e tij. Fundja, atë e mbrojnë edhe parimet e drejtësisë.
Unë kam këtë bindje, në pafajësinë e tij, dhe për ta ndruar këtë bindje, duhet një mal provash e faktesh që vërtetojnë të kundërtën e bindjes që kam për te!
Nuk kam qëllim të ndërtoj bindjen dikujt, ose ta ndikoj atë, përveç të ndaj bindjen time për te!