Ulutash pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për situatën e sigurisë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Takimi është zhvilluar në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy misioneve.
Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes KFOR-it dhe EULEX-it.