Ulja e pagave, Haradinaj: Kurti sot ka vendosur ta shkatërrojë shtetin - NACIONALE

Ulja e pagave, Haradinaj: Kurti sot ka vendosur ta shkatërrojë shtetin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kundërshtuar vendimin e sotëm të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai ka thënë se një veprim i tillë e shkatërron sistemin e drejtësisë.

Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara. Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka ftuar kryeministrin e vendit që të tërhiqet nga ky vendim.

Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia. Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme