“Ukraina rikthen gjashtë vendbanime në Luhansk” - NACIONALE

“Ukraina rikthen gjashtë vendbanime në Luhansk”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Guvernatori i Luhansk-ut, Serhiy Hayday, ka thënë se Ukraina ka kapur edhe gjashtë vendbanime të tjera në rajonin lindor.

Kujtojmë se, “Republika Popullore e Luhanskut” është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia pas referendumeve që Perëndimi i cilësoi si "mashtrim".

Rajonet e tjera të aneksuara ishin: rajoni i Zaporizhzhia, Republika Popullore e Donetskut dhe rajoni Kherson.

Megjithatë, që nga aneksimi i Rusisë të premten e kaluar, forcat ukrainase kanë bërë përparime të konsiderueshme, duke rimarrë toka përgjatë krahut lindor të vendit.

Edhe fundjavën e kaluar, qyteti lindor i Lyman në rajonin e Donetsk u rimor nga ukrainasit pas tërheqjes së forcave ruse.

Lajme të ngjashme