Ukraina raporton për të paktën dy të vrarë nga një sulm rus në Kharkiv - NACIONALE

Ukraina raporton për të paktën dy të vrarë nga një sulm rus në Kharkiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një sulm rus të martën la të vrarë të paktën dy persona e plagosi gjashtë të tjerë në qytetin verilindor ukrainas, Kharkiv, sipas zyrtarëve lokalë.

Forcat ruse përdorën bomba me drejtim për ta kryer sulmin ndaj qytetit, sipas të dhënave preliminare, tha guvernatori Oleh Synehubov.

Nga sulmi u dëmtua një ndërtesë banimi në njërin prej distrikteve të qytetit, tha kryetari Ihor Terekhov.

Zyrtarët lokalë thanë se shërbimet emergjente ishin duke punuar në vendin e ngjarjes, raporton agjencia "Reuters".

Rusia mohon se i vë në shënjestër civilët në luftën që tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Lajme të ngjashme