Ukraina raporton për sulm rus me dronë ndaj Kievit në orët e para të vitit 2025
Rusia kreu një sulm me dronë ndaj kryeqytetit Kiev të Ukrainës të mërkurën herët, duke plagosur të paktën tre persona e duke dëmtuar ndërtesa në dy distrikte, thanë zyrtarët lokalë.
Shpërthime u dëgjuan në qiellin e mëngjesit pak pasi forcat ajrore ukrainase paralajmëruan për afrimin e dronëve në qytet, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po sprapsnin një sulm të armikut dhe se dy kate të një ndërtese banimi ishin shkatërruar pjesërisht nga sulmi.
Mbetjet gjithashtu kishin dëmtuar një hapësirë jobanuese në një lagje tjetër, shtoi Klitschko.
Rusia ka kryer rregullisht sulme ajrore ndaj qyteteve e qytezave ukrainase që shtrihen larg vijës së frontit.