Ukraina raporton për katër të vrarë nga sulmet ruse me dronë në Kharkiv - NACIONALE

Ukraina raporton për katër të vrarë nga sulmet ruse me dronë në Kharkiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dronët rusë goditën blloqe të larta banesore dhe shtëpi private të enjten herët në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke lënë të vrarë të paktën katër persona, përfshirë punëtorë shpëtimi përmes një sulmi të përsëritur në vendin e njërin prej sulmeve, thanë zyrtarë ukrainas.

Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Synehubov, duke shkruar në rrjetin “Telegram”, raportoi për katër të vdekur e dhjetë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje serioze, raporton agjencia “Reuters”.

Kryetari i qytetit, Ihor Terekhov, gjithashtu duke shkruar në “Telegram”, tha se katër persona vdiqën në skenën e njërit prej sulmeve, të paktën tre prej tyre vozitës të automjeteve emergjente që u vranë pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes dhe një sulm i ri ndodhi.

Terekhovi tha se kishin ndodhur pesë sulme me dronë. Njëri prej tyre kishte shkaktuar zjarr, një pjesë e një ndërtese tjetër ishte shembur dhe të paktën tri automjete u dëmtuan seriozisht.

Sipas tij, një person u vra nga një sulm ndaj shtëpive private në një distrikt tjetër të qytetit.

Synehubovi tha se njëri prej të lënduarve ishte infermier që u zu në një sulm të dytë të mëvonshëm.

Lajme të ngjashme