Ukraina konfirmon se Rusia ka pushtuar qytetin lindor Lysychansk - NACIONALE

Ukraina konfirmon se Rusia ka pushtuar qytetin lindor Lysychansk

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse.

Ndërsa, më herët ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu kishte deklaruar se forcat e tij kishin kapur Lysychansk dhe kishin marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhansk, duke thënë se trupat ukrainase janë pushkatuar.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se ishte marrë vendim për t’u tërhequr nga qyteti në mënyrë që të mbrohej jeta e ushtarëve.

Nga shtabi po ashtu u tha se rusët kishin përparësi të shumta në artileri, avionë, numër të ushtarëve dhe forca të tjera.